Amela Agastra: Kengetare dhe modele, dy pasionet e mia.
Do të kemi të ftuar një vajzë të re, e cila duket se është mjaft e talentuar në fushën e muzikës, por edhe në modeling-ut. Ajo vijon studimet në Londër, por për shkak të pandemisë është rikthyer në Shqipëri dhe sot do ta kemi të ftuar në studio për t’a njohur pak më shumë bukuroshen Amela Agastra, një emër premtues në fushën e muzikës, por edhe modelin-ut në Shqipëri, e cila fillimet I ka pasur në televizionin Klan, pasi ka qenë pjesë e “Gjeniu I vogël 6”.
Vdekja ne moshe te re e mjekes shqiptare ne Gjermani, flet kolegia e saj.
Në pjesën e parë të parë të emisionit do të flasim për një ngjarje të rëndë, ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike, në një moshë fare të re të një mjeke shqiptare, e cila kishte nisur karrierën në Gjermani ( prej 3 vitesh) . Eni Doko 34-vjeçe u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe lajmin e ka bërë të ditur pikërisht kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptare në Europë, Aurora Dollenberg, e cila është edhe kolegia dhe mikesha e saj.
Oliverta Bako, fituesja e lojës së arrave.
Në këtë pjesë të tretë do të ftojmë në studio, pikërisht fituesen e lojës së arrave. Nëse ju kujtohet javën që lamë pas zonja Oliverta Bako nga Tirana gjeti numrin e saktë të arrave në kuti, i cili ishte 529, duke u bërë kështu fituese e shumës prej 165.000 Lekësh. Për të njohur pak më shumë fituesen tonë ne kemi përgatitur një insert ku e shohim në një ditë pune për të në një kreperi/piceri ku ajo punon në Tiranë.
Aplikacioni “Klani Im” arrin 350 mije abonente.