Me çiftin, Mihrije Braha dhe Naim Abazi nga shtepia e tyre ne Prishtine!
Dy këngëtarët mjaft të dashur nga publiku, Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin në një lidhje Skype pasditen e sotme në programin “Rudina”, në Tv Klan.
Ata janë martuar sëbashku që prej 35 vitesh dhe kanë një djalë që quhet Plator.
Në lidhje me izolimin, Naimi shprehet se gjatë kësaj kohe kanë patur mundësi edhe për të reflektuar se si jeta mund të jetë dhe ndryshe. Ndërsa në lidhje me faktin nëse janë grindur me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe vetëizolimi, Mihrije shprehet se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Naim Abazi: Gjatë këtyre ditëve kemi patur kohë edhe për të reflektuar, a mund të jetë jeta edhe ndryshe, a mund të shohim anë të tjera edhe përmes një prizmi tjetër të jetës dhe si mund të përballojmë ato anë të tjera. Pastaj kemi patur kohë edhe për të folur për të kaluarën.
Rudina Magjisatari: A jeni zënë ndonjëherë gjatë kësaj periudhe?
Mihrije Braha: Atëherë në fillim kur Naimi nuk po ambientohej me qëndrimin brenda, i thashë a do kafe apo do çaj dhe ma ktheu me një farë intonacioni jo fort të këndshëm dhe i thashë kujdes se pastaj mbetesh dhe pa ngrënë. Por jo nuk jemi zënë./tvklan.al
Dasem ne shtetrrethim, çifti Muçollari rrefejne per ceremonin e marteses!
Anxhela dhe Erion Muçollari kanë 6 vite së bashku. Ata u martuan me 12 prill. Anxhela është në pritjen e ëmbël. Ditën e dasmëm, Anxhela u more nuse për 60 minuta duke qënë se aq e kishin lejen e daljes. Ndërkohë ishin të paisur me maska dhe doreza.
Në profesion Anxhela është ekonomise në një zyrë kontabiliteti në një kompani italiane, ndërsa Erioni inxhinier informatike.
“Miss Universe 2019”, Cindy Marina rrefen si po e perjeton izolimin!
Në një lidhje në Skype nga Kalifornia për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte “Miss Universe 2019”, Cindy Marina.
Në këtë kompeticion, Cindy u rendit mes 20 vajzave më të bukura. Ajo është në univeristet dhe studion për biznes dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Në lidhje me izolimin, Cindy shprehet se është duke e shfrytëzuar kohën për të qëndruar me familjen dhe sidomos me vëllain e saj të vogël.
Gjatë kësaj periudhe, Cindy ka provuar të bëjë dhe gatime të ndryshme dhe shpreson se do mësojë edhe më shumë.
Cindy Marina: Unë jam duke e shfrytëzuar kohën me familjen, sidomos me vëllain tim të vogël se unë kam qenë në shkollë dhe këto 4 vitet e fundit kam qenë në Universitet dhe nuk kam patur shumë mundësi të vij në shtëpi. Po këto kohët e fundit kam ndenjur shumë me vëllain e vogël dhe këmi bërë stërvitje, kemi luajtur volejboll bashkë. Kam filluar të gatuaj nga pak.
Rudina Magjistari: Çfarë marrëdhënie ke me gatimin? Ke gatuar më herët apo ke filuar tani meqë je në shtëpi dhe ke kohë në dispozicion plot?
Cindy Marina: Kam gatuar shumë pak, se mami im është një shefe shumë e mirë, por këto kohët e fundit, që tani jemi në karantinë thashë dua të mësoj edhe unë ndonjë gjë. Kur kam qenë e vogël, gjithë kohën e bëja tiramisunë me mamin, kam mësuar gradualisht, por këtë herë doja ta bëja vetë dhe ta provoja. Këto kohët e fundit kam gatuar dhe më shumë, edhe shpresoj se do të mësoj edhe më mirë./tvklan.al