Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë të ditur se në ditën e parë të presidencës do të vendosë tarifa deri në 25% për të gjitha produktet nga Meksika dhe Kanadaja, dhe një tarifë shtesë prej 10% për mallrat nga Kina.

Vendimi vjen për rolin e tyre në emigracionin e paligjshëm dhe tregtinë e drogave të paligjshme. Duke postuar në rrjetin e tij social Truth Social, ai u zotua të nënshkruajë urdhra ekzekutivë për zbatimin e këtyre masave menjëherë pas marrjes së detyrës më 20 Janar.

“Më 20 janar, si një nga shumë urdhrat e mi të parë Ekzekutiv, unë do të nënshkruaj të gjitha dokumentet e nevojshme për të ngarkuar Meksikën dhe Kanadanë një tarifë 25% për të gjitha produktet që vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe kufijtë e saj”, shkroi ai.

Tarifat janë një pjesë kyçe e axhendës ekonomike të Trump. Mandati i parë i tij në Shtëpinë e Bardhë u shënua nga një axhendë tregtare agresive që synonte gjithashtu Kinën, Meksikën dhe Kanadanë, si dhe Evropën. Ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë, Trump nisi një luftë tregtare gjithëpërfshirëse me Kinën, duke vendosur tarifa të konsiderueshme për qindra miliarda Dollarë mallra kineze.

Menjëherë pas fitores së Trump, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum siguroi qytetarët e saj se kthimi i Trump nuk ishte “nuk ishte shkak për shqetësim” pavarësisht kërcënimeve virulente tregtare.

Shumë ekonomistë kanë paralajmëruar se tarifat do të dëmtojnë rritjen dhe do të rrisin inflacionin, pasi ato paguhen kryesisht nga importuesit që sjellin mallrat në SHBA, të cilët shpesh ia kalojnë ato kosto konsumatorëve.

Klan News