Te jesh vjehrra shqiptare e nje nuseje te huaj!
Sot do të flasim për një nga raportet më të diskutuara për vetë faktin e vështirësisë së arritjes së mirëkuptimit, kompromisit dhe respektit. Pikërisht flasim për raportin nuse-vjehrrë. Por kur vjehrra është shqiptare e nuset janë të huaja shtohet akoma edhe më shumë kureshtja se si qëndron raporti i tyre dhe si e zgjidhin ato të bashkëjetojnë me njëra-tjerën.
N lidhje me këtë do të kemi të ftuar 2 vjehrra shqiptare dhe 2 nuse të huaja, njëra amerikane (Chicago )dhe tjera nga Kosta Rika. E vjehrrat nuk janë personazhe të panjohura për ne.
Rudina fton në studio: Suzana Guxholli, ekonomiste dhe nusja e djalit, Michele Biring Pani, Pedagoge Shkenca Komunikimi në një Universitet privat në Shqipëri (New York)
Në skype: Antoneta Çela, ekonomiste dhe nusja e djalit, Marlise Sanchez Torres, mesuese anglishteje
Shega, “fruti magjik” me vlera te shumta per shendetin!
Në pjesën e dytë të emisionit do të flasim për një frut të stinës së vjeshtës, të cilin mund ta sjellim në dietën tonë përmes shumë kombinimeve për shkak edhe të vlerave që përfitojmë prej këtij fruit. Bëhet fjalë për shegën, por për të folur më gjatë lidhur me benefitet e këtij fruit dhe gjithashtu kombimeve të ndryshme ushqimore ku mund ta përdorim kemi të ftuar: Nutricionisten Fiona Konomi, e cila është e diplomuar në degën e farmacisë.
“1984”, romani qe krijoi konceptin “Vellai i madh po te vezhgon”
Në këtë pjesë të tretë do të flasim për një roman të shkruar në vitin 1949. Bëhet fjalë për romanin e njohur nga shkrimtari britanik George Orëell me titull “1984”, I sjellë tashmë në shqip nga shtëpia botuese Pegi. “Vëllai i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh është quajtur “roman despotik”, ku një qeveri autoritare shikon dhe kontrollon gjithçka. Ky libër i Orëell I shkruar për të ‘ardhmen’, por që për ne tashmë është e shkuar është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale. Për të folur më gjatë rreth këtij botimi mjaft interesant do të kemi kryeredaktoren e shtëpisë botuese “Pegi”, Aida Baro.