#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Nga Veri në Jug, Byreku tradicional shqiptar/ Zbuloni gatime të ndryshme të tij

Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të flasim për një gatimet më tradicionale dhe më të dashur të shqiptarëve, pikërisht për byrekun dhe format e tij të gatimit. Është padyshim pjata e preferuar dhe e gatuar ndonëse në forma të ndrsyshme në çdo krahinë të Shqipërisë. Një vend të veçantë e zë byreku në ngjarjet dhe festat tradicionale shqiptare, ku shpesh përgatitet për të mirëpritur miq dhe të afërm. Përveçse një ushqim i përditshëm, byreku përfaqëson edhe mikpritjen dhe pasurinë kulturore të kuzhinës shqiptare, por duket se ka qenë dhe gatimi hit i turistëve që kanë ardhur vitet e fundit.

“Byrek, Byrek, O Usta Murat”- Eglantina Toska performon këngën e famshme

Do të vijojë programi i sotëm me atmosferën pjesës së parë. Duket se byreku do të na shoqërojë në një formë në të gjithë programit. Në këtë pjesë të dytë kemi të ftuar një këngëtare të muzikës popullore shqiptare. Ajo është këngëtare në Ansamblin “Isuf MYZYRI” të qytetit të Elbasanit dhe mban Titullin “Artiste e Shquar e Qytetit të Elbasanit”, sot do të këndojë për ne këngën e njohur të “Usta Muratit”, por fillimisht e presim në studio, këngëtaren Eglantina Toska.

Kush ishte “Usta Murati” i famshëm? Historia e tij vërtetë rrëfyer nga mbesa

Por kush është Usta Murati dhe si ka lindur kënga për të, do ta zbulojmë në pjesën e tretë. Do të rrëfejmë historinë e tij nga mbesa e Usta Muratit të famshëm të cilit I dedikohet edhe kënga që sapo dëgjuam më herët. Ftojmë në studio për të na treguar dhe rrëfyer më shumë për të, por edhe kujtimet që ajo si mbesë ka me Usta Muratin dhe familjen e tij, autoren Nexhi Baushi.

/tvklan.al