Të ftuar:
Eni Jani – Aktore
Genc Fuga – Aktor
Eni Jani dhe Genc Fuga janë prej 12 vitesh të martuar, martesë nga e cila kanë dhe dy vajza, Stinën dhe Ajrin. Sot ndryshe nga daljet e tjera televizive çifti i aktorëve rrëfyen në emisionin “Rudina” në Tv Klan historinë e tyre të dashurisë.
Eni Jani tregoi se pas studimeve ata punuan në një projekt sëbashku, ku edhe nisën të pëlqenin njeri-tjetrin. Ajo tregoi po ashtu se nuk ka marrë një propozim klasik dhe se ka qenë ajo që e ka puthur për herë të parë Gencin.
“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjeshtë si pedagog dhe ai si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor.
Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg. Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë ne jemi martuar. Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri”, tha Eni Jani.
Ndërkohë aktori Genc Fuga tha se nuk ka qenë e lehtë për të që të bënte për vete Enin.
“Në fakt unë nuk kam dalë asnjëherë nga konseguenca ime e të qenit pedagog. Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksioni. Unë kam qenë pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kostum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me një shoqen e saj dhe ajo i thotë: Nuk është i keq ky… Dhe citati i Enit ishte: Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej pastaj për t’i rrëmbyer një puthje aq më tepër vullnetare”, tha Fuga.
Klodi Mengri – Kuratore dhe Ideatore e Aktivitetit
Mirela Milori – Gazetare
Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot, por ai shkon edhe më tej duke treguar historitë e sakrificës që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve.
Henrik Metelski ishte një prej njerëzve që është gjithmone një hap para të tjerëve në kontrollin e parasë
Edhe pse një milionshi i parë i ligjshëm ishte grumbulluar mbas një milionëshit që kishte përfituar në rrugë jo të ligjshme, ajo që e bëri atë të ishte një hap përpara të tjerëve ishte fakti që ai arriti t’i mbante nën kontroll këto para.
Henrik ishte prej atyre njerëzve të rrallë, që diti t’i menaxhojë mirë të treja këto situata. Me botimin e romanit të tij të parë në vitin 1975, “Asnjë qindarkë më shumë, asnjë qindarkë më pak”, Jeffrey Archer vërtetoi se është një tregimtar i përsosur dhe me një dhunti për të rrëfyer që mund të përshkruhet si gjeniale. Ky libër së fundmi vjen në shqip me përkthimin cilësor të Mirela Milorit, duke sjellë kështu një rrëfim motivues mbi fitoren, sakrificën, mundin dhe arritjen. Për Mirela Milorin ky është libri i saj i tretë si përkthyese.
Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga zbuloi më tepër rreth këtij libri.
“Ky libër është një lojë e mendjes. Ka të bëjë me dy mendje gjeniale. Henrik Metelski, i cili është personazhi kryesor, vjen nga llumi i New York-ut, i mbetur jetim, por që arrin të bëhet milioner. Ai di të bëjë milionëshin e parë përmes mashtrimit, por është i aftë të ngrejë kompaninë e tij. Është libër shumë interesant dhe shumë konçiz”, tha Milori.