Deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar sot se është infektuar me COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ajo shkruan se pas shfaqjes së simptomave është testuar dhe ka rezultuar pozitive me Covid19.

Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve”, shkruan deputetja.

Rudina Hajdari shkruan se “nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja”.

Në fund u bënë thirrje të gjithëve që ta marrin seriozisht sëmundjen dhe të respektojnë masat mbrojtëse./tvklan.al