Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se Ukraina u godit në orët e para të kësaj të enjteje me një gjeneratë të re raketash.

Në një fjalim televiziv, shefi i Kremlinit tha se raketat që goditën në afërsi të Dnjeprit janë të modelit Oreshnik me rreze veprimi të mesme por me një shpejtësi të rrallë, 2.5 deri 3 kilometra për sekondë.

“Nuk ka asnjë mënyrë për t’iu kundërpërgjigjur kësaj arme.”

Putin la të kuptohet se ky ishte një demonstrim force, si kundërpërgjigje për sulmet ukrainase ndaj territorit rus me artileri me rreze të gjatë veprimi amerikane e britanike më herët gjatë kësaj jave.

“Kemi të drejtë të përdorim armët tona kundër objektivave ushtarake të atyre vendeve që lejojnë që armët e tyre të përdoren kundër nesh. Jemi gati për çdo zhvillim. Këtë mos e vini në dyshim.”

Raketat goditën infrastrukturën ushtarake ukrainase pa shkaktuar të lënduar. Më herët, zyrtarët ukrainas dyshuan se rusët kishin përdorur raketa me ndërkontinentale. (video 1) Në këto filmime të publikuara në rrjetet sociale numërohen 6 raketa që bien.

Raketat mendohet se  janë hedhur nga baza raketore e Astrahanit, një qytet rus mbi 1 mijë kilometra larg në brigjet e lumit Vollga. Ukrainasit përdorën të mërkurën edhe artilerinë britanike me rreze veprimi 500 km që arrin deri në Moskë.

Megjithatë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zaharova tha se Moska ishte e hapur për të shqyrtuar çdo nismë realiste për arritjen e paqes në Ukrainë me vende që duan vërtet ta bëjnë këtë.

Tv Klan