Vijon diskutimi për heqjen e koalicioneve dhe pragun

Ilir Rusmajli, një nga hartuesit e ndryshimeve kushtetueseve të 2008-s si ish-deputet demokrat i Komisionit të Ligjeve tani ekspert i pavarur, mendon se listat e hapura do ta komplikonin procesin e votimit dhe numërimit të votave.

Megjithatë në opinionin e tij të shprehur në këshillin e legjislacionit Rusmajli mendon se listat e hapura nuk do të kishin vlerë nëse demokracia brenda subjekteve politike nuk do të ishte funksionale.

Mekanizimi sjell me vete një farë komplikimi të procedurës së votimit, i cili mund të vonojë në disa raste votimin dhe në përgjithësi numërimin e votave. Implementimi i tyre kërkon një shkallë të lartë edukimi dhe kulture demokratike, në rast të kundërt efektet e pritshme mund te vonojnë. Mekanizmi mund të shndërrohet edhe në kundërfryt”.

I ftuar të japë mendimet e tij së bashku me 3 ekspertë të tjerë të pavarur mbi kërkesat për ndryshime kushtetuese për sistemin zgjedhor Rusmalji flet dhe për të mirat dhe problematikat që mund të sillnin heqja e koalicioneve dhe ndryshimi i pragut elektoral.

Po a është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore një element aq bazik, sa që të kërkojë përmendjen në kushtetutë. Nuk është as i dëmshëm për shoqërinë. Prandaj nuk ka kuptim të flasim për ndalim të tyre. Atëherë ai mjafton të mos parashikohet si alternativë ligjore dhe çështja është zgjidhur”.

Ekspertët bien të gjithë në një mendje që çdo ndryshim kushtetues mbetet në vullnetin e politikës.

Tv Klan