Emërimi i dy ministrave vetëm nëpërmjet dekretimit nga Presidenti i Republikës ka shkaktuar reagime dhe nga juristë të tjerë të fushës së të drejtës kushtetuese. Kështu që zoti Rustem Gjata mendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar, pra detyrimisht duhet që dekretimi i ministrave të shqyrtohet në parlament dhe pastaj të bëhet dekretimi i tyre nëse miratohen nga parlamenti.
Rustem Gjata: “Se dekreti i presidentit hyn në fuqi pasi miratohet nga parlamenti, si akt juridik, si akt kushtetus individual. Si akt individual pa hyrë në fuqi ai nuk sjellë pasoja juridike, duke mos sjellë pasoja juridike që është një gjëndje kalimtare, si konkluzion, nuk mund të bëhet betimi nga ana ministrit përpara presidentit sepse dekreti nuk ka hyrë në fuqi sipas Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuse është i detyrueshëm për të gjithë, të gjitha institucionet përfshi këtu parlamentin, presidentin, qeverinë dhe organe të tjera shtetërore dhe qytetarët./tvklan.al