Aktorja e famshme turke, Bensu Soral vazhdon përgatitjet për ditën e saj më të lumtur të jetës. Më 29 Shtator, ajo pritet të kurorëzohet në martesë me të dashurin e saj, Hakan Bas.

Në një prononcim të shkurtër për mediat nga Bebek, një prej lagjeve më të famshme të Stambollit, Soral tha se “

sa më shumë që afron data, aq më shumë emocionohemi

”.

Paralel me lumturinë e saj në jetën private, vazhdojnë edhe sukseset në karrierë. Pasi luajti rolin e Elifit në Serialin “

I Infirltruari

”, tani aktorja po luan në një film kinematografik.

Xhirimet po shkojnë shumë mirë, pavarësisht se thotë se po lodhet shumë. Së shpejti aktoren e dashur do ta shikojmë në filmin “

Punë të organizuara 2

”, por më parë do ta shikojmë me vellon e bardhë./tvklan.al