Lajme Arkiva 2003
Shtëpia botuese Aleph dhe Friends Book House kanë prezantuar sot përpara publikut daljen në treg të dy librave me poezi të autorit Sadik Bejko. Libri i parë i titulluar “Psalm për atin”, është botim me krijimet e reja të autorit dhe përmban brenda tij gjashtë kolana poezish të realizuara vitet e fundit.
Ndërsa libri i dytë i titulluar “Rrënjët” është një ribotim i të njëjtit libër i cili është botuar për herë të parë përpara 30 viteve nga autori.
I botuar që në vitin 1972 libri “Rrënjët” është i pari i botuar nga Sadik Bejko. Vetë autori ka qenë i pranishëm në këtë promovim dhe ka lexuar përpara të ftuarve disa nga poezitë e tij, ndër librat e tjerë të botua nga Sadik Bejko mund të përmenden: në poezi “Ku e ka folenë bilbili”, “Si vdes gruri”, “Letër Hamurabit”, “Somnabul”, ndërsa në prozë libri ‘Përtej një apokalipsi”
Ky aktivitet ku merrnin pjesë personalitete të njohura të letrave shqipe është realizuar në kuadër të një sërë aktivitetesh që Friends Book House po realizon këto ditë me rastin e 23 Prillit, ditës ndërkombëtare të librit./tvklan.al