Princi modern i Love Story, Saimir Kasemi, ka rrëfyer së fundmi disa gjëra më shumë për veten e tij.

Ai ka treguar në një intrevistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, frikën e tij më të madhe dhe gjënë që e bën më të lumtur.

Si po të duket deri tani Love Story?

Në fillim nisi si aventurë dhe tani ka marrë më shumë ndjenja, gjërat vijnë e bëhen më të bukura. Është bërë një gjë më serioze nga fundi.

Gjëja që të ka ndryshuar më shumë gjatë kësaj kohe?

Unë nuk është se kam ndryshuar sepse kam qenë vetëvetja. Nuk ndryshoj për asgjë në botë.

Kush është frika jote më e madhe?

Frika më e madhe është të humbasësh një njeri që e ke përzemër. Kjo do ishte frika më e madhe.

Po gjëja që të bën të lumtur kur e mendon?

Unë jam shumë i lumtur me familjen time dhe me ata kam kaluar momentet më të bukura dhe më të lumtura të jetës time.

 Cili është momenti yt më i lumtur nga fëmijëria?

Unë mendoj që momenti më i lumtur është mosha 10-15 vjeç sepse nuk e vret mendjen për asgjë. Do vetëm të dalësh të luash. Pastaj sa bëhesh 18 fillojnë problemet, gjërat. Avash avash fillon jeta.

Cili është një vend që do të doje ta vizitoje?

Australia. Është vend shumë i bukur, por nuk kam shkuar sepse është shumë larg. Unë kur shkoj në vende që janë deri në 15 orë largësi më duket sikur kam lindur në avion.

Të ka thënë ndonjëherë dikush diçka që do të donte ta ndryshonte tek ti dhe ti e ke menduar që duhet ta ndryshosh?

Po ka pasur…stilin e flokëve. Por mendoj se është me preferenca. I kam pasur me vizë në mes.

Të bëjnë përshtypje komentet e njerëzve në jetën e përditshme?

Nuk është se nuk më bëjnë përshtypje, por unë mund ta analizoj një njeri kur ka të drejtë dhe ia marr për bazë atë që thotë.

Ke një moto ti për jetën tënde?

Kam një moto, “jetoje çdo ditë si të jetë dita e fundit”, sepse jeta është shumë e shkurtër dhe nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë./tvklan.al