Kampionët e Arabisë Saudite Al Hilal po bëjnë plane për të ardhmen e skuadrës së tyre dhe Mohamed Salah ka dalë si kandidati kryesor për të zëvendësuar Neymar. Sipas njoftimeve, sulmuesi brazilian mund të largohet nga klubi për t’u bashkuar me Inter Miamin, duke u ribashkuar me Lionel Messin dhe Luis Suárez.

Transferimi i Neymar te Al-Hilal në vitin 2023, pas një transferimi prej 90 milion € nga PSG, nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Sulmuesi ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për shkak të dëmtimeve. Kontrata e tij, e cila skadon në verë, përfshin një opsion për një zgjatje njëvjeçare, por duket se klubi saudit po përgatitet për largimin e tij.

Objektivi kryesor është Mohamed Salah, kontrata e të cilit me Liverpool përfundon në fund të këtij sezoni. Nga Anglia ka raportime se lojtari ka rënë dakord me klubin për të mos rinovuar dhe tashmë pret të vendosë cila do të jetë skuadra e ardhshme.

Tv Klan