Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një drekë pune me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, konstaton se politika e tyre nuk është kundër uljes së taksave, por qëndrimi që FMN deklaroi vjen si pasojë e rezultateve të dobëta të vjeljes së taksave që shkojnë në buxhetin e shtetit.

Kryedemokrati Berisha u shpreh se 6 milion euro në vit, vidhen nga qeveritarët me anë të kontrabandës, për pasojë sipas Berishës, taksat e biznesit dyfishohen e zhdoganohen vetëm 20% e importeve.

Sali Berisha: “Taksat nuk ulen, jo se nuk do FMN-ja, por sepse lista Nano, detyron shumicën e biznesmenëve të mëdhenj, të zhdoganojnë tashmë vetëm në Tiranë importet e tyre”.

Gjithashtu Berisha mban një qëndrim të rreptë ndaj miratimit të ndërtimit të fshatit turistik në Kakome, ku për demokratët kjo do të jetë një çështje ku po hetohet intensivisht. Me bindje lideri i opozitës shprehet, se nuk ka asnjë kërkesë nga firma “Club Med”./tvklan.al