Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dita e parë e diskutimit në kmisionin për reformën elektorale për rikompozimin e KQZ është cilësuar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, si një tendencë e socialistëve për të mos pranuar balancimin e KQZ. Në këtë mënyrë Partia Demokratike nuk do të rrijë e qetë nëse nuk gjendet zgjidhja që opozita të fitojë besimin për një komision zgjedhor të besueshëm.

Sali Berisha: “Fatos Nano, për interesa personale të ekonomisë së tij private, ka bllokuar tërësisht reformën zgjedhore. Me urdhër të tij, përfaqësuesit e tij në komisionin parlamentar dhe grupin e ekspertëve, refuzoi dhe kanë refuzuar të gjitha amendamentet kryesore të reformës, të paraqitura nga grupi i ekspertëve. Nano ka urdhëruar në këtë kontekst, rizgjedhjen në krye të KQZ, të zëdhënësit të tij në manipulimin e zgjedhjeve, Celibashin”.

Berisha mbajti këtë qëndrim në një deklaratë, ku përshëndet presidencën e Holandës, e cila ka marrë presidencën e radhës në BE./tvklan.al