Sali Berisha: “I bëj thirrje zotit Rama të votojë ligjin, të dalë jashtë guaskës dhe lidhjeve të tij të tmerrshme familjare, të mos mbajë peng një opozitë pse është i biri i një anëtari të komiteti qendror që të gjithë jetën ia ka kushtuar busteve të diktatorit, të mos mbajë peng një opozitë pse rrjedh nga Koleka, i cili ka qenë një pseudo-intelektual apo intelektual kriminel, të mos mbajë peng partinë e tij. Ne përjetuam këtë vit dekorimin, dekorimin e prokurorit që kërkoi dënimin kapital të Xhelal Koprënckës. Në mënyrën më të papranueshme Koprëncka u dekorua vite më parë për meritën e tij, xhelati i tij u dekorua këtë vit për faqen e zezë të tij. Asgjë për hakmarrje. Jo. Në mënyrën më të pafytyrë dhe më të papranueshme se ligjin thonë zotërinjtë, zëdhënësat e Edi Ramës, po e bëjmë për shkak të tre-pesë hetuesve, gjashtë gjyqtarëve, ku ta di unë e me radhë. Sipas teje zoti Rama dhe zëdhënësve të tu në Shqipëri procese madhore mund të zhvillojnë vetëm ata që i kanë duart gjer në bërryla me gjakun e njerëzve të pafajshëm. Vetëm Zamir Shtyllat, të cilët kanë urdhëruar lidhjen me tela me gjemba të qytetarëve në vitin ’90 dhe zvarritjen e tyre në Sarandë dhe që janë aty vetëm për lidhje të shumëllojta me drejtuesit e tyre dhe për asgjë tjetër se unë nuk di pse mund të jetë”.

Koka: Rama: PS, kundër një ligji antikushtetues

Edi Rama: “Kryeministri i Shqipërisë dhe forcat qeveritare duan të hapin dosjet e diktaturës komuniste për të mbyllur dosjet e diktaturës së korrupsionit. Sali Berisha kërkon të shkatërrojë pushtetin gjyqësor për të shpëtuar “in ekstremis” oborrtarët e tij nga hetimi e gjykimi i pavarur i dosjeve të mëdha të korrupsionit qeveritar. Apeli im për Sali Berishën është i qartë. Mos votoni sot me ngut atë që keni gatuar pa asnjë debat dhe asnjë mirëkuptim as me opozitën, as me shoqërinë civile, as me kategori drejtpërdrejt të interesuara dhe as me partnerët ndërkombëtarë. Kthehuni në tryezën e diskutimit për të gjetur mirëkuptimin e të gjithëve sepse të gjithë e dëshirojmë miratimin më në fund të një ligji evropian për çështjen e dosjeve të diktaturës komuniste”./tvklan.al