Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Lideri i demokratëve Sali Berisha kërkon nga Presidenti i Republikës, që në bazë të Kushtetutës, të shkarkojë kryeministrin Nano. Berisha ka sinjale se presidenti po punon për një gjë të tillë.
Sali Berisha:- “Në këtë rast është e padiskutueshme që në republikë parlamentare presidenti mban anën e Kushtetutës dhe parlamentit dhe i kërkon kryeministrit dorëheqjen, në qoftë se ai thotë jam shumicë, të shkojë ta provojë, ma fakto njëherë je apo s’je, po nuk është hiqet ai shkarkohet, kjo faktohet, por kur ka një kryeministër primitiv, që nuk njeh, nuk respekton asnjë rregull elementar ai shkarkohet. Se mund të ndodhi pastaj, se dhe pas votëbesimit ai thotë kam besimin. Ai pastaj është një paranojak dhe nuk mund të merremi, prandaj është presidenti. Prandaj presidenti përdor dekretin, je i shkarkuar dhe ik”.
Kreu i selisë blu Berisha deklaroi se kryeministri Nano duhet të votëbesohet, që të provojë se ka mazhorancën, në rast të kundërt, presidenti dhe Kuvendi duhet të shpalli kryeministrin e ri.
Sali Berisha:- “Kushtetuta nuk njeh këshillin e zëvendësministrave, si këshill qeverisës. Kushtetuta njeh këshillin e ministrave. Të përbërë kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Sipas këtyre kretinëve të korruptuar, që u shesin shqiptarëve republikat monarkike, padrinoja mund të qeverisë vendin me zv/ministra dhe nuk paska krizë, nuk paska gjë. Asnjë rëndësi nuk ka nëse është 1 apo 10, as 1 as 10 nuk lejohet vakumi. Kushtetuta është e pamëshirë”./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj