Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ripërsëritur idenë e ngritjes së një komisioni parlamentar hetimor për KESH, duke akuzuar drejtorin e këtij institucioni Andis Harasani, për vjedhje masive nga importi i energjisë elektrike.
Sali Berisha: “të ngrihet një komision parlamentar, me grupet e opozitës dhe ata po të duan të vijnë, se dhe aty ka njerëz të cilët nuk mund të pajtohen, se ky KESH-i është shndërruar në ndërmarrje personale të Fatos Nanos, nëpërmjet Andi KESH-it dhe Jani Raftit, i ka shndërruar këto dy ndërmarrje, sikur t’i kishte trashëgimi, apo pajë dhe jo ndërmarrje publike”.
Kryedemokrati Berisha, ka implikuar Ministrin e Financave Arben Malaj, në trafiqe të lëndëve narkotike, që sipas Berishës përpiqet t’i mbulojë me anë të kërcënimeve që i bënë kryeprokurorit Theodhori Sollaku.
Sali Berisha: “Do të thirret Arben Malaj në parlament, do të thirren në parlament, sepse ai ka kërcënuar me jetë, prokurorin e përgjithshëm për fajin e vetëm, se prokurori nuk pranon t’i lirojë një nipin e tij, njërin prej kriminelëve më të damkosur të vendit, një Armando Muhametin dhe që e mban në përputhje me ligjin e vendit, të burgosur, pasi është kapur me një sasi të madhe droge, disa kohë më parë”.
Berisha ka përmendur edhe abuzime të tjera në dogana e Telecom, por që do të jenë zëri i opozitës për këtë javë në parlament./tvklan.al