Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha ka ndërmend të rikthej protestat në rrugë, për të rrëzuar qeverinë e Fatos Nanos. Në rast se kryeministri nuk votëbesohet në parlament, apo nuk do të japë dorëheqjen, Berisha kërkon nga presidenti Alfred Moisiu, të firmosë shkarkimin e kryeministrit. Lideri i opozitës u deklarua pas një vizite në Monte-Carlo.

Sali Berisha:- “I bëj thirrje edhe një herë të japë dorëheqjen, ose të vijë në qoftë se ka dyshim të provojë votëbesimin, përndryshe i kërkojë Presidentit të Republikës, të dekretojë shkarkimin e tij”.

Gazetarja: Kryeministri Nano nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, ju do të prisni deri në 2005?

Sali Berisha:- “Jo absolutisht do të hakërrejmë, me të gjitha mjetet demokratike, përfshi protestat”.

Mosmiratimi i dy ministrave, dy herë radhazi për Berishën mjafton si fakt, që opozita të mos dërgojë në parlament për mocion mosbesimi ndaj Nanos, pasi ky i fundit tashmë nuk quhet kryeministër i mazhorancës. Raportin e dytë të ndërkombëtarëve, Berisha e sheh më kritik se i pari, por ai shmang vërejtjet që ky raport i ka bërë opozitës, e veçanërisht komisionerëve të saj.

Sali Berisha:- “Natyrisht nuk mohoj, ka pasur një moment që një nga komisionerët tanë dha dorëheqjen dhe e vonoi Celibashi derisa emëroi tjetrin. Deklarata pohon, se verifikuam pretendimet e opozitës, dmth. ishin të vërteta pretendimet e opozitës”.

Kryetari demokrat e quan shkelje kushtetuese qeverisjen me zv/ministra, e kundërshton veçanërisht zgjedhjen e Igli Toskës si zv/ministër të rendit./tvklan.al