Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha, ka qenë mjaft i vëmendshëm ndaj zhvillimeve të kongresit të PS, i cili zbriti nga zyra e tij, për t’i komentuar në një konferencë shtypi. Kriza karakterizon socialistët shpjegon Berisha, që kryesohet nga njeriu krizë.

Sali Berisha:- “Ky është kongresi i tritolit dhe i dajakut, i Zemunit dhe i zullumit, i votës së parashpallur. Asgjë, as UFO kandidatët dhe asgjë tjetër nuk mund t’i ndreq imazhin e nxirë të këtij kongresi që do të regjistrohet në analet e historisë si kongresi i krizë, i njeriut të krizës”.

I pyetur nga TV Klan, se cilin parashikon demokrati fituesin e kryetarit të socialistëve, Berisha përgjigjet.

Sali Berisha:- “Si i mblodhi delegatët ai, duke nxjerrë 40% të pavlefshme, duke përdorur grushta dhe para, tritol dhe shkarkime, nuk mund të diskutohet se kush do të jetë, ai që përdori dhunën do të jetë”. Sipas Berishës, kryetari i mazhorancës ka hyrë në këtë kongres, me firma të marra nën presion. Kjo pasi Nano ka frikë nga rivaliteti dhe votimi i fshehtë./tvklan.al