Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sali Berisha: “Fatos Nano në një hakmarrje të verbër dhe primitive, vendosi që javën që vjen, t’i marrë imunitetin deputetit Lesi, për fajin e vetëm, se ka denoncuar fuqishëm, lidhjet e tij me trafiqet. Grupi ynë parlamentar duhet të përgatitet fuqishëm për të mbrojtur fjalën e lirë. Atyre që qarkullojnë tezën, se i ka bëër rëndime personale familjare, le t’u shtojmë bashkë dhe publikisht pyetjen, ku ishte ky zotëri, kur ia qarkullonin dhe lakonin emrin në të gjitha mënyrat dhe që unë s’isha dakord absolutisht me atë, sepse nuk duhet të implikojmë anëtarët e familjes, por ama në atë aspekt, mund t’u them se Nikolla e mbronte në atë kohë, kur të tjerët i vërsuleshin deri në demonizim apo shtrigëzim. Pra nuk ka halle të atilla ai, të mos bëhet kush naiv, se ajo është preokupimi i fundit i atij njeriu atje. Po i thërret një nganjë deputetët socialistë dhe po u bënë presion, terror po ushtron mbi ta, që po s’votuat do të keni këtë dhe këtë koseguencë./tvklan.al