Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Viktimat e 9 Janarit u varrosën mbrëmë sërish nga autorët e vërtetë të kësaj gjëme. Kështu e cilësoi lideri demokrat Berisha rënien e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Nano dje në Kuvend. Ka ardhur koha që qytetarët tashmë të shprehin vullnetin e tyre tha, kryetari i Partisë Demokratike.
Sali Berisha:- “Tani janë qytetarët shqiptarë, që do të thonë fjalën e tyre. Së dyti, Fatos Nano, për t’u shpëtuar përgjegjësive ka urdhëruar komisionin hetimor parlamentar dhe këtë një ditë, pasi ne kemi kërkuar. Në deklarojmë se jemi shumë të vendosur për hetimin, sikundër nuk do pranojë dhe nuk do lejojmë që një komision hetimor të fsheh të vërtetën e kësaj drame të madhe”.
Kreu i demokratëve nuk saktësoi formën që sipas tij qytetarët dhe opozita do të shprehin vullnetin për të larguar kreun e qeverisë, megjithatë Berisha tha, se do të nisin përpjekjet për të pasur një opozitë të bashkuar./tvklan.al
Gazetare – Danjela Kostandini