Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Sali Berisha: ”Raporti trajton një për një të gjitha institucionet e vendit, kushtëzon tërësisht progresin me zgjedhjet, por për çdo shqiptar që është i çmuar mirëqenia e tij, që është i çmuar dinjiteti i tij, që është i çmuar integrimi europian, është e qartë se me Fatos Nanon zgjedhje të tjera nuk ka, pra nuk ka integrim. Raporti denoncon qëndrimin, denoncon korrupsionin në qeverinë shqiptare dhe qeverinë shqiptare që mbahet ndaj tij. Raporti denoncon lëvizjet në administratë publike për interesat të klaneve të ekonomisë kriminale, nuk është opozita, nuk janë diplomatët shqiptarë, nuk janë as kundërshtarët e zotit Fatos Nano brenda partisë socialiste, ata që kanë bërë siç thotë raporti të transferohen në 18 muaj, 6 drejtorë doganash, që të gjithë janë lëvizur mbi bazën e interesave të ekonomisë kriminale që drejton Fatons Nano dhe klanet afër tij, ky raport duhet të jetë program pune për ne”./tvklan.al