Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit me sigurinë se do të votojë çdo qytetar, por nuk vënë kushte që listat dhe KQZ të ndryshojë.
Sali Berisha:- “Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet në Tiranë dhe do t’i fitojë ato. Jam i sigurt që ata që i përjashtoi politikisht Celibashi, do votojnë”.
Kjo deklaratë e Berishës vjen pas një takimi, që ka pasur një ditë më parë me shefin e OSBE Lipponen. Mësohet se ky i fundit ka dhënë garanci për zgjidhjet e pjesshme në Tiranë në fund të vitit. Berisha komenton edhe kongresin e PS, të cilin e cilëson si më të egrin.
Sali Berisha:- “Kongresi i PS po vjen si kongresi i burgës staliniste, ndër më të mëdhatë në historinë 60 vjeçare të kësaj partie”./tvklan.al