Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është kundër vendimit të shoqatës së bashkive, për gjobën prej 20-50% që duhet të paguajnë ndërtuesit për shtesat e pallateve të reja. Sipas Berishës, masa e detyrimeve duhet të jetë vetëm 4%.

Sali Berisha:- “Për legalizimin me 20 dhe 50% është një procedurë, është një vendim absurd, i pa papranueshëm dhe ne qëndrojmë tërësisht në anën e biznesit ndërtues dhe niveleve të propozuara prej tij, si nivele shumë të arsyeshme prej 4%”.

Po kështu, Berisha kundërshton mundësinë e ndonjë amnistie për këta kundravajtës, pasi sipas tij qeveritarët përdorin ligjin në favor të pasurive të tyre.

Sali Berisha:- “Jemi kundër çdo amnistie, se unë nuk mund të them se do të amnistohet Gëzim Bleta, që ka afarizëm me Fatos Nanon dhe rrit çmimin e bukës shqiptarëve. Unë nuk mund të pranojë të amnistohet Arben Ahmeti, që është firmë e Fatos Nanos dhe që ka përdorur Fatos Nanon, për të nënshkruar marrëveshje me Telecomin”./tvklan.al