Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbyllur fushatën elektorale për Shijakun, Elbasanin dhe Kavajën. Kandidati i Partisë Demokratike për Shijakun u premtoi banorëve ujë 24 orë, energji elektrike dhe infrastrukturë.

Lideri i opozitës Sali Berisha ka ftuar qytetarët e Shijakut të votojnë për Partinë Demokratike duke përmendur korrupsionin e qeveritarëve veçanërisht Ministrinë e Bujqësisë Agron Duka dhe kandidatin socialist për Durrësin Lefter Kokën.

Duke u ndalur te Duka Berisha e cilësoi atë si shkatërrimin e fermerëve shqiptarë pasi fut në Shqipëri prodhime të huaja.

Në Elbasan Berisha kërkoi votën për Ardian Turkun, pasi zgjedhja e tij në krye të bashkisë është edhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve elbasanas.

Sali Berisha: Nuk jeni ju që i dispononi magazinat doganore, por thirrja e premtimit për ju dhe mbarë shqiptarët është bashkoni votën tuaj për ti zbardhur faqen Shqipërisë, për ti zbardhur dinjitetin asaj, sepse me Fatos Nanon dhe Dukën e krimit, nderi ynë, faqja jonë, dinjiteti ynë, dinjiteti i Shqipërisë gjithnjë e më poshtë do të bjerë.

Refik Rukija është kandidati i Partisë Demokratike në Kavajë i bindur për fitoren e tij më 12 tetor. Kryetari Demokrat ka ftuar kavajasit të votojnë për Partinë Demokratike pasi me të i jepet fund varfërisë dhe dinjitetit të nëpërkëmbur./tvklan.al