Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një prononcim për shtyp menjëherë pas raportit të vëzhguesve të ODIHR-it. Ai vlerësoi raportin që sipas tij ka nxjerrën në pah problemet e procesit zgjedhor në lidhje me listat.

Sali Berisha: Ambasadori Barry në vlerësimin e tij për problemin e listave deklaroi se mbetet i hapur për prova të tjera.

Lideri i opozitash shprehu kërkesën e tij për ripërsëritje të procesit për Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës dhe nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në këto dy bashki. Amullinë e krijuar në KZQV-në e Tiranës dhe të Durrësit për shtyrjen e nxjerrjes së rezultatit të saktë dhe përfundimtar, Berisha e komentoi manipulim dhe bllokim të numrit të votave nga ana e socialistëve, gjë që sipas tij e tregon qartë largimi i sekretarit nga KZQV-ja e Tiranës.

Sali Berisha: Po ju njoftoj se që dje është urdhëruar largimi i sekretarit socialist nga KZQV-ja, në mënyrë që të bllokojë me çdo kusht procesin e nxjerrjes së rezultateve dhe të përpunohen kushtet për dushkun ku në të cilën famëkeqi Celibash në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë, në prani të mediave, në prani të të gjithëve shpallte në mënyrë skandaloze të vlefshme kutitë që nuk kishin asgjë të përbashkët me vlerën, por e siguroj Celibashin dhe Edvinin e fishekzjarrëve se shkëlqimi i tyre do të shndërrohet në diçka krejt tjetër.

Si pasojë e këtyre pretendimeve, Berisha së bashku me sekretarin për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike Besnik Mustafaj i janë drejtuar pasdite Brukselit e një dosje me prova që tregojnë manipulimin e listave./tvklan.al