Vizitën ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për te marre pjese ne sesionin e 64-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Sali Berisha e nisi me një takim me administratoren e PNUD, Helen Clark.
Clark vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke u ndalur posaçërisht ne projektin “Shqipëria ne moshën digjitale”, për te cilën i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet me te larta.
Ne bashkëbisedim kryeministri paraqiti prioritetin e qeverise për shtrirjen e internetit ne çdo shkolle.
Një tjetër projekt për të cilin u diskutua gjatë takimit, ishte dhe ai i Eko-turizmit. Këtu kryeministri vuri ne dukje ecurinë pozitive ne këtë drejtim diktuar nga potencialet e mëdha të vendit në turizëm duke ofruar perspektive te re për një shfrytëzim më cilësor të tyre.
Administratorja e PNUD, Helen Clark, u shpreh mjaft e kënaqur që kryeministri Berisha dhe qeveria që ai drejton edhe në këtë mandat të dytë do të zhvillojnë më tej reforma të rëndësishme. Clark përfitoi nga rasti t’i urojë kryeministrit rizgjedhjen ne këtë detyre.
Berisha kërkoi mbështetjen e PNUD për forcimin e sistemit të arsimit privat, në kuadër të një partneriteti publik e privat sa më eficent. Për këtë qellim kryeministri garantoi se do të bazohet në modelet më të mira botërore.
Në këtë kuadër Helen Clark shprehu mbështetjen e saj dhe të PNUD për këto projekte duke i pare si mundësi për te shfrytëzuar më së miri potencialet njerëzore, intelektuale dhe ekonomike të Shqipërisë./tvklan.al