Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u takua me shefin e misionit të ODIHR-it në Tiranë Robert Barry për çështjen e procesit zgjedhor në ditën e 12 tetorit.

Kërkesën e demokratëve për ripërsëritje të procesit zgjedhor për Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit Barry ja la në dorë instancave përkatëse të shtetit shqiptar siç u shpreh ai duke përjashtuar në këtë çështje ndërkombëtarët.

Nga ana e tij Berisha u shpreh se i bëri të ditur shefit të ODIHR-it manipulimet e listave të zgjedhësve duke paraqitur edhe prova në ato qendra votimi ku votuesit nuk kanë votuar.

Sali Berisha: Shanset për përsëritjen e zgjedhjeve ne po dokumentojmë çdo gjë. Dokumentet janë të tmerrshme për ta, janë një aktakuzë më e madhe se bashkia, kjo është e vërteta./tvklan.al