Partia Demokratike ka mbledhur sot këshillin kombëtar ku është diskutuar strategjia e re elektorale paraprake e fushatës dhe marrëhëniet e reja me partitë opozitare. Kryetari demokrat Berisha deklaroi se PD ka vendosur për një fillim të ri i cili tashmë ka nisur. Partia Demokratike tha më tej Berisha ka vendosur të kthejë në radhet e saj anëtarët dhe mbështetësit që nga dhjetori ’90 e deri më sot.

Sipas tij bëhet fjalë për ata që nuk kanë ndryshuar kamp, por që pritën fuqizimi e PD-së. PD u shpreh Berisha duhet të shpallë kontratë me inteligjencën kombëtare që do të jetë më shumë një zotim për t’i dhënë Shqipërisë një gjë më të mirë. Berisha e ka cilësuar tepër të rëndë gjendjen në vend dhe për këtë sipas tij, përgjegjësia është e qeverisë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego