Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha ka treguar përpara gazetarëve nenet e Kushtetutës, të cilat po shkelen nga qeveria e kryeministrit Fatos Nano. Në 5-vjetorin e Kushtetutës, dokumenti më i rëndësishëm i një vendi, vjen i poshtëruar nga një bandë e regjimit të korruptuar shprehet kryedemokrati Berisha.

Sali Berisha:- “Sot dola së pari për Kushtetutën, që është shndërruar në një leckë Kushtetutë, nga një grup banditësh në pushtet, se kur kryeministri pranon që është jashtë kushtetues, do të thotë që është një bandë, se jashtë kushtetuese janë bandat”.

Berisha komenton gjithashtu edhe vendimin e kryesisë së Partisë Socialist, për rikompozimin e qeverisë Nano, përpara kongresit të 12 Dhjetorit.

Sali Berisha:- “E konsiderojë vendimin, si vendimi i dekompozimit të qeverisë. Ishte një akt i dekompozimit të qeverisë”./tvklan.al