Pasi fitoi sfidën e zgjedhjeve, kryetari i qeverise, Sali Berisha, sfidoi këtë radhe veten, ne një nga sportet e tij me te preferuar, notin. 

Sali Berisha: “Theva rekordin e vjetshëm në not. E kisha 120 minuta, bëra 123 minuta”.

Ne jug te vendit ne Dhërmi pak ore te agjendës se punës te mbushur me inaugurime ne infrastrukture kryeministri Berisha e ka kaluar ne det.

Ndonëse i dashuruar me klimën malore një fakt te cilin ka preferuar gjithnjë ta theksoje, vajtjen ne jug te vendit kryesisht për te notuar, kryetari i qeverise e ka shndërruar ne një ritual te përvitshëm, këtë here shoqëruar dhe me një rekord.

Këtë forme te pushimit aktiv kryeministri e solli ne vëmendje edhe për te kujtuar se qeveria qe drejton i ka lënë mënjanë pushimet.

Sali Berisha: “Dy janë kategoritë e njerëzve pa pushime, qeveritarët dhe gazetarët”.

Edhe këtë here kryeministri Berisha ka treguar se i pëlqejnë sfidat, por ato transparente pasi për konkurrimin e radhës me veten, ka ftuar te gjithë mediat për monitorim.

Sali Berisha: “Disa herë mendova të nisesha drejt Korfuzit e kthimit, por thashë ta bëj me një ceremoni më të madhe këtë sesa në vetmi të shoqërohem nga mediat dhe nga të gjithë, dmth,në qoftë se e marr këtë vendim”./tvklan.al