Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kërkuar ndihmën e intelektualëve dhe në Gjirokastër në vijim të turit të tij paraelektoral.

“Ne nuk jemi prokuror, por me denoncimet tona publike dhe me votën e lirë, mund të ndëshkojmë qeverisjen e korruptuar dhe regjimin e lidhur me krimin” është shprehur Berisha.

Sali Berisha:- “Komuniteti Ndërkombëtar ndërhyri me vendosmërinë e tij, imponoi përmbysjen e kodit elektoral, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri me verdiktin e tij, deklaroi se mazhoranca në Shqipëri është pseudo mazhorancë dhe se regjimi i Shqipërisë është çdo gjë tjetër, por jo i lirë dhe i ndershëm. Këto janë absolutisht të rëndësishme, por tërësisht të pamjaftueshme. Problemi do të zgjidhet atëherë, kur çështja e votës të jetë çështja e parë e agjendës tuaj. Sistemet e korrupsionit, nuk janë luftuar kurrë nga institucionet, sepse ato janë të korruptuara, ato janë luftuar vetëm nga shoqëria, vetëm kur shoqëria ka vendosur t’i shporrë ato me votën e lirë, kanë marrë përgjigjen që meritojnë, përndryshe ato kanë mjeruar gjithnjë e më shumë shoqërinë në të cilën janë të vendosura. Ndaj dhe këtu ne duhet të qëndrojmë si intelektualë”./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj