Demokrati Ervin Salianji i cili u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë ka nisur sërish betejën me drejtësinë. Avokatët e tij kanë dorëzuar që të premten kërkesë në Gjykatën Penale të Tiranës për pezullim të ekzekutimit të vendimit me burg për drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit.
Ervin Salianji ndodhet në qeli ,por gjithsesi Gjykata e Tiranës është e detyruar që të shqyrtojë kërkesën e bërë nga avokatët e tij. Përfaqësuesit ligjore të Ervin Salianjit kanë renditur disa nga argumentat kryesorë drejtuar Gjykatës.
“Ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimi pengon kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në periudhën prill – maj 2025, ku zoti Salianji është caktuar drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit. Në këtë kuptim, është e qartë se ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal sjell pasoja shumë të rënda për të dënuarin, i cili përveç kufizimit të lirisë, sjell edhe ndërprerjen e menjëhershme të karrierës së tij politike dhe pengon vijimin e kësaj karriere pas kryerjes së dënimit.”
Po ashtu avokatët e tij janë duke bërë gati edhe rekursin për në Gjykatën e Lartë edhe pse kanë 45 ditë afat. Ata do të presin që të zbradhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit dhe më pas do ti drejtohen Gjykatës së Lartë për shkeljet proceduriale që mbrojta pretendon se janë bërë nga ana e togave të zeza të shkallës së dytë të gjyqësorit.
Nëse Ervin Salianjit do të rikthehet shpejt në politikë dhe në funksione publike kjo varet nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Të premten në mbrëmje ai u dërgua në burgun e fierit pas dorëzimit në strukturat e policisë burime për Klan News bëjnë me dije se ai ka qenë i qetë dhe se nuk ka pasur shqetësime.
Po ashtu demokrati po qëndron i observuar, pra në qeli i vetëm pasi do ti kryehen të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe do të pyetet nëse ka konfliket më ndonjë nga të paraburgosurit dhe të dënuarit e tjerë në burgun e Fierit. Pasi të kryhet kjo fazë Salianji do të vendoset në qeli së bashku me persona të tjerë. Në burgun e Fierit ndodhen disa nga funksionarët publik të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Klan News