Lionel Messi dhe Inter Miami kanë siguruar një vend në Kupën e Botës për klube të vitit 2025.
Skuadra e MLS do të luajë ndeshjen hapëse të turneut, ku do të marrin pjesë klubet më të mira nga e gjithë bota, 32 në total.
FIFA njoftoi se edhe skuadra nga Florida do të bëhet pjesë e eventit, pas fitore 6-2 ndaj Neë England revolution, ku ylli argjentinas realizoi 3 gola. Inter Miami e mbylli vitin futbollistik të rregullt me 74 pikë, duke thyer rekordin prej 73 pikësh të vendosur në 2021 nga New England.
Në një reagim, presidenti i institucionit të futbollit botëror Xhani Infantino, ndërsa uroi klubin nga Florida, tha se me kënaqësi lajmëronte regjistrimin e tyre në turneun e rëndësishëm .
Impakti i Mesit ishte i menjëhershëm kur iu bashkua Inter Miamit në gjysmën e sezonit të vitit të kaluar, duke i çuar ata drejt titullit të Lig Kap, por ai nuk mundi ta ndihmonte klubin të shkonte në play-of.
Por në sezonin e tij të parë të plotë në MLS, Miami fitoi Supporters Shield dhe një vend në play-off në fillin të Tetorit, me dy ndeshje të sezonit të rregullt të paluajtura.
Argjentinasi humbi pothuajse gjysmën e sezonit 2024 për shkak të dëmtimeve, por kur u rikthye ne fushë në 19 ndeshje të luajtura realizoi 20 gola.
Klan News