Adidas zbuloi topin që do të përdoret në Botërorin e Klubeve që do të mbahet për herë të parë me 32 skuadra verën e ardhshme. Ngjyrat e përdorura janë ato të flamurit amerikan, vendi mikpritës i turneut për 30 ditë me radhë.
Ky top do t’i vijë në ndihmë edhe të sistemit VAR. Teknologjia e përdorur transmeton lëvizjen e topit në kohë reale, duke ia bërë më të lehtë arbitrave të marrin vendime më të shpejta.
Tv Klan