Samiti urgjent i 7 vendeve më të industrializuara në botë ka përfunduar me një vizion të qartë, bashkëpunim për t’i dhënë fund krizës financiare në botë. Liderët e G7, janë zotuar të bëjnë gjithçka në emër të shpëtimit e ekonomisë nga kolapsi financiar i cili aktualisht ka dhënë shenjat e para në Europë. Ata kanë rënë dakord për hartimin e një plani prej 5 pikash që do të nxjerrë tregjet ndërkombëtare nga kriza e cila duket se po paralajmëroj një recesion të mundshëm.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se 7 vendet do të bashkërendojnë veprimet për stabilizimin e tregut financiar, fluksin  kredive dhe për zhvillimin e ekonomisë. Situata aktuale shkruhet më tej në deklaratë, kërkon veprime urgjente dhe të domosdoshme, liderët zotohen kështu të ndërmarrin veprime konkrete për shkrirjen e likuiditetit të kredive, falë politikave makro ekonomike për të ndërprerë rrugën e turbulencës që ka përfshirë tregjet ndërkombëtare, të cilat kanë kaluar javën më të zezë në të gjithë historinë e tyre.

BE ka reaguar pozitivisht ndaj samitit të G7-ës duke deklaruar se mirëpret çdo vendim të vendeve më të industrializuara si një zgjidhje të mirëqenë për situatën kërcënuese ndaj sektorëve të ndryshëm ekonomik. Më herët presidenti Bush i cili sot takohet me liderët e G7-ës. Sigurojë se kriza do të kapërcej duke punuar të gjithë së bashku, pasi ajo nuk ka përfshirë vetëm Amerikën.

Ndërkaq dje bursat janë mbyllur me rezultate negative Dou Jouns sërish ka humbur 700 pikë ndërsa aksionet në Europë dhe Azi ranë me 800 deri në 900 pikë./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj