Presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani, homologu i tij maqedonas Gligorov, Kryeministri Majko, Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe ai turk Ismail Cem, janë nisur sëbashku nga Aeroporti i Rinasit drejt Sarajevës. Sarajeva ka pritur njerëz nga shtete të ndryshme të botës, Kryetarë Shtetesh, diplomatë, politikanë e gazetarë.

Kompleksi Zetra ka mbledhur rreth 6 mijë pjesëmarrës, 52 delegacione e rreth tre mijë gazetarë në Samit. Disa orë para takimit me këmbënguljen e rusëve ndryshohet teksti i deklaratës duke mos përmendur në Paktin e Stabilitetit, Kosovën por vetëm Jugosllavinë dhe Malin e Zi. Presidenti Mejdani ka ndryshuar me forcë këtë ndryshim. I pyetur nga TV Klan në një konferencë shtypi Ahtisari u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë ndryshim.

Samiti është hapur nga Ahtisari. Pas këmbënguljes së delegacionit shqiptar u arrit të shtohej në deklaratë paragrafi për Kosovën sipas propozimit amerikan. Në deklaratë është lënë jashtë Jugosllavia derisa ajo tu përgjigjet zhvillimeve demokratike pa Millosheviçin. Pakti i Stabilitetit theksoi Ahtisari do të sigurojë që tmerret e luftës që kanë ndodhur në këtë Rajon përfundimisht t’i përkasin së kaluarës.

Presidenti Amerikan Klinton ka ofruar 700 milion dollarë për rindërtimin e rajonit Ballkanik. Ai deklaroi se Kongresi Amerikan ka aprovuar 8 milion dollarë ndihmë për opoziten serbe. Në fjalën e tij Mejdani ka kërkuar lëvizjen e lirë të njerëzve në Rajon, krijimin e një tregu të përbashkët si dhe krijimin e njësive rajonale për luftën kundër kontrabandës dhe trafiqeve ilegale.

Kryeministri Majko nënvizoi masat emergjente që duhet të ndërmarrë Qeveria Shqiptare. Majko ka deklaruar se Shqipëria do të vendosë marrëdhënie të ngushta me Kosovën. Ka përfunduar Samiti i Sarajevës i cili ka dhënë viston politike sigurisë së reformave ekonomike dhe njësimit të Ballkanit me Europën. Pas përfundimit Presidenti Mejdani dhe Ministri Jashtëm Milo kanë dhënë një konferencë për shtyp ku kanë deklaruar dhe takimin e delegacionit shqiptar me Presidentin Klinton.

Mejdani i pyetur nga TV Klan rreth shanseve konkrete të këtij pakti u shpreh se çdo gjë do të nisë së shpejti nga mbledhja e tavolinave të specializuara. Do të punohet ka përfunduar ai, për ta kthyer Ballkanin në një zonë të lirë me një sistem të përbashkët doganor, levizje të lirë e më vonë me monedhë të unifikuar që natyrisht do të jetë Euro./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego