Aksione konkrete dhe forcim i sistemit financiar në nivel global do të përbëjnë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet dokumenti final për zgjidhjen e krizës. Liderët e 20 vendeve më të zhvilluara të mbledhur në Uashington, kanë arritur marrëveshjen për dokumentin ku mes të tjerave premtojnë bashkëpunim.
Puna jonë do të udhëhiqet nga besimi reciprok se parimet e tregut, politikat e tregjeve dhe investimeve të hapura dhe rregullimi efektiv i tregjeve financiare sjell dinamizëm, inovacione dhe partnership që janë thelbësore për rritjen ekonomike, punësimin dhe reduktimin e varfërisë, thuhet në projektdeklaratës e samitit. Strategjia që do të ndiqet do të monitorohet vazhdimisht nga një kalendar takimesh të nivelit të lartë për të parë efektshmërinë e masave që do të ndërmerren.
Dokumenti në fjalë kërkon masa më të rrepta nga qeveritë për të forcuar ekonomitë kombëtare, më tepër bashkëpunim mbi rregullat e funksionimit të tregjeve financiare, përmirësim të sistemeve paralajmëruese veçanërisht për vendet në zhvillim. Duke e cilësuar samitin si “pozitiv”, deklarata kërkon veprime për rigjenerimin e ekonomisë, duke ju referuar si dhe politikave monetare, apo rolit të instituteve ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore dhe tek mbështetja për t’iu ofruar vendeve që janë në situata emergjente. Sipas marrëveshjes, propozimet e para mbi rregullat për tregjet financiare duhet të jenë gati Brenda 31 marsit të vitit të ardhshëm, në vigjilje të takimit të ardhshëm mes 31 marsit dhe 30 prillit./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj