San Marino shndërron në pre të preferuar Lihtenshtejnin. Kombëtarja e fundit në renditjen e FIFA-s theu mallkimin 20-vjeçar për të fituar sërish një ndeshje futbolli për meshkuj. Duhej të vinte minuta e 53-të e përballjes së Ligës së Kombeve që mesfushori Nicko Sensoli të gjente rrugën e rrjetës.
19-vjeçari ndihmoi kombëtaren e tij për të regjistruar të njëjtin rezultat si në vitin 2004 në një ndeshje miqësore kundër Lihtenshtejnit. Sensoli i cili aktivizohet në kategorinë e katërt të futbollit italian bëri gjithçka mirë për të shënuar historinë.
Fitore që është e para në një sfidë konkurruese për San Marinon, e cila vjen pas 171 humbjeve dhe 5 barazimeve. Entuziasmi i madh në stadium, me spikerin e impianit që iu drejtua turmës me fjalët, “Takimi me fatin, të cilin e kemi pritur kaq shumë. Pas 20 vitesh është San Marino 1 –Lihtenshtejn 0”.
Suksesi i vetëm i San Marinos kishte mbërritur në ndeshjen e tyre të 69-të, pikërisht një fitore 1-0 ndaj Lihtenshtajnit në miqësoren e vitit 2004. Në Ligën e Kombeve UEFA, San Marino garon në Ligën D, Grupi 1, së bashku me Lihtenshtajnin dhe Gjibraltarin.
Kjo fitore jo vetëm që shënon një arritje historike për San Marinon, por gjithashtu ofron shpresë për suksese të ardhshme në skenën ndërkombëtare.
Klan News