Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryeqyteti Boshnjak Sarajeva i gatshëm për të pritur samitin për Stabilitetin në Gadishullin Ballkanik. Masa të jashtëzakonshme sigurie në qytet ku priten kryetar shtetesh dhe qeverish nga Bashkimi Europian, SHBA, Japonia, Rusia nga vendet ballkanike dhe nga 8 vende vëzhguese.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Sportit i ndërtuar për lojrat olimpike të 1984 dhe i shkatërruar gjatë luftës civile katër vjeçare. Haris Lajexhiç bashkpresidenti boshnjak, për këtë takim thotë: “Ky shekull i përgjakshëm filloi këtu, lufta e parë botërore nisi në Sarajevë, kështu që mund të filloj këtu një mijëvjeçar pa konflikte”.
Sot do të mbërrij delegacionet e vendeve ballkanike ndërsa nesër ato të vendeve te tjera pjesmarrëse./tvklan.al