Një premtim i pambajtur e ka sjellë Vangjelin në “Shihemi në Gjyq”. Ai ka kërkuar të përballet me të atin, por ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani shpjegon se Vangjeli nuk është në dijeni që do të gjendet përpara motrës, Parashqevisë.

Megjithatë, edhe babai, Andoni gjendet i pranishëm në studio. Sapo Vangjeli hyn dhe nis të prezantohet, ai shkon drejt tij por pritet nga fjalët e ashpra të djalit.

Andon: Kush je ti? Je im bir? Nuk ke turp, më bie para… nuk ke turp që më bie këtu?

Vangjel: Si s’kam turp? Ti premtimet që ke bërë pse s’i mban? Ka vite që më sorollat lart e poshtë.

Andon: Të kam bërë premtim për atë që s’e kam sot.

Vangjel: Ça s’ke sot?

Andon: Dje e kisha, sot s’e kam.

Vangjel: Çfarë s’ke sot?

Andon: Znj. Eni, ka një problem.

Eni Çobani: Andon, të lutem. Vangjeli të pret përballë, nuk të pret aty ku je ulur. Pra, do të ulesh sot përballë apo ke sjellë njeri tjetër?

Andon: Jo, kam prurë çupën se jam dy herë i operuar, në dy vjet jam operuar dy herë dhe nuk ia dal dhe ky zotëria e di.

Vangjel: Unë thirra z. Andon Capo, nuk kam thirrur çupat e tij.

Eni Çobani: Ja ku e ke, mirë është t’i thoni baba, por ju i thoni në  emër, s’ka problem.

Vangjel: Ka qenë baba, por sot unë nuk e konsideroj më baba.

Andon: Kush ta ka dhënë edukatën të më thuash zotëri mua ti?

Vangjel: Zotëri je tani.

Andon: Kush flinte në kapanon poshtë duke punuar dhe ti ktheheshe nga piceria në orën 3 të mëngjesit? A flija unë? Të kam çuar në shkollë ty dhe motrat e mia?

Vangjel: Po premtimet kujt ia ke bërë? Mua apo atyre?

Andon: Premtimet kur të zgjidhet çështja.

Vangjel: Ka vite që thua i zgjidh unë problemet.

Edhe ndaj Parashqevisë, Vangjeli nuk kursehet pasi i drejtohet vazhdimisht si “zonjë” dhe i kërkon të dalë nga studioja.

Vangjel: Ti duhet të ikësh, ai duhet të vijë këtu.

Parashqevi: Ik ulu atje!

Vangjel: Nuk ulem!

Parashqevi: Si guxon ti më kap me dorë mua?

Vangjel: Moj, nuk ulem! Ik andej, dil nga kjo studio!/tvklan.al