“Të dashurojmë Krid. E paç jetën të gjatë e të lumtur o bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Zot faleminderit. Por mbi te gjitha faleminderit ty Elgit Doda, dashuria e jetes time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them dot me fjalë. Faleminderit që ekziston”, shkruante në postimin e saj Klea.
Ajo ka ndarë së fundmi për fansat edhe një moment të këndshëm me vogëlushin e saj, të cilin e shoqëron me vargjet e këngës “Marova” të Fifit.
“Se marova mas teje”, shkruan moderatorja bashkëngjitur fotos, ku shfaqet duke e përqafuar djalin e saj të vogël, të cilit i ka zënë fytyrën me dorë, duke mos i zbuluar në këtë mënyrë portretin./tvklan.al