Është publikuar albumi “MozzArt” nga reperi i njohur Mozzik. Këngët e reja janë pritur shumë mirë nga publiku.
Kënga më e veçantë e albumit titullohet “Hana”, një dedikim për vajzën. Mozzik rrëfen momentet kur ai dhe Loredana mësuan se do të bëheshin prindër, deri tek ardhja në jetë e vogëlushes.
Copëza të jetës së tij personale janë pjesë e albumit dhe emocionet e tij janë të përziera.
“Sot jam i gëzuar, jam i mërzitur, jam krejt kapak… më janë përzier edhe emocionet shumë. Faleminderit shumë njerëz të mirë. Çdo mesazh po e lexoj. Ju përqafoj të gjithëve”, ka shkruar reperi. /tvklan.al