Për Sejfulla Myftarin apo Ceken e Beratit i cili 5 ditë më parë aksidentojë me vdekje një 50 vjeçar nga fshati Poshnje në Berat, ky vit ka qënë vit ters, ndërësa ngjarja ka qënë më e rënda në jetën e tij.
Sejfulla Myftari: “Është ngjarja më trragjike e jetës time dhe ky vit për mua është një vit ters. Në familjen time ime shoqe sëmur një muaj në spitalin civil, mua më ndodhi fundi që ikën një jetë njeriu, ikën një njeri. Jam shumë i vrarë, ndjej një dhimbje të jashtëzakonshme dhe përfitoj nga mometi ti shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, fjalët më të sinqerta, ngushëllimet e mia që më dalin nga zemra, jo sipërfaqsore, me gjithë familjen time, me njerëzit e mi. Njerëzit e mi të shtëpisë kanë asistuar në ceremoninë mortore, si daja, dhëndrri, krushku, kanë marrë pjesë”.
Humoristi i njohur është ndjerë jo fort mirë dhe nga sjellja e të afërmve, kolegëve të cilëve ju a ka tronditur disa herë besimin për vërtetësinë e situatave të tilla, të cilat në shumicën e rasteve kan qënë të improvizuara për art.
Sejfulla Myftari: “Unë kam bërë shumë karagjozllëqe në krahasim me të tjerë për punë kamerash të fshehta, deri sa arrita ti bëj familjes një kamer të fshehtë, që për mua është shumë e rëndë dhe nuk e bën kushdo, ti bësh familjes një dramë të tillë është shumë e rëndë, duke menduar dhe kamerat e fshehta të tjera si me Madonen, Meda Shabanin edhe ndonjë tjetër dhe e kanë shumë të vështirë për të më besuar”.
Aksidendti veç tronditjes dhe problemeve që i ka hapur me drejtësinë, Cekes i ka prishur edhe disa nga planet e tij artistike.
Sejfulla Myftari: “Ligji është ligj, nuk mund të bëj dot humor tani me këtë ngarkesë që jam unë, gjëndjen që ndodhem unë, do të thotë që unë të pezulloj aktivitetet, se në fund të fundit unë me këtë ushqehem. Unë merrem me art, humori im ndërpritet atëherë kur zoti do të thotë kaq janë ditët e tua”./tvklan.al