Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore në kuadër të misionit për programin e reminancave tha se ekonomia shqiptare ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi.

Guvernatori u shpreh se inflacioni është në nivele të ulëta, borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie, bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme, ndërsa kreditimi po shfaq një rritje progresive.

Sejko u ndal te përfitimet kryesore të ekonomisë dhe familjeve shqiptare nga anëtarësimi në SEPA, falë të cilit qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta si të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.

Tv Klan