Guvernatori merr mbështetje edhe nga Italia
Guverantori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë ku u prit nga homologu italian Fabio Paneta dhe drejtues të tjerë të Bankës së Italisë.
Sejko tha se fokusi i Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave, anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta.
Për këto, Banka e Shqipërisë ka marrë mbështetje teknike nga Banka e Italisë nga ekspertiza dhe roli i saj i rëndësishëm si një nga bankat anëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qëndrore.
Tv Klan