Forcimi i mëtejshëm i sektorit bankar dhe rritja e kontributit të tyre në zhvillimin e ekonomisë vendase, nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve ishin në fokus të takimit që guvernatori Gent Sejko zhvilloi përfaqësues të sistemit bankar në vendin tonë.
Në fjalën e tij, guvernatori Sejko u shpreh se transformimi digjital, nëpërmjet adoptimit të vazhdueshëm të teknologjive inovative, mbetet gjithashtu i një rëndësie të veçantë për sektorin bankar.
Duke marrë shkas nga finalizimi i aderimit të Shqipërisë në SEPA, si pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranuara në këtë zonë, Guvernatori i bëri thirrje bankave të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura për kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit 2025.
Tv Klan