Jam vetëm 11, 13 apo 14 vjeç dhe pohojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe nuk janë pak, por plot 14% e kësaj grup moshe, 7% e tyre kanë kryer marrëdhënie të pambrojtura.

Studimi i parë ndërkombëtar mbi sjelljet e adoleshentëve ka nxjerrë në pah këtë fenomen gjithmonë në rritje për shoqërinë shqiptare.

Të dhënat e tij tregojnë se shumica e atyre që kanë kryer marrëdhënie seksuale në moshë të hershme janë femra.

Engjëll Mihali: “Janë 14% e adoleshentëve 11 deri në 15 vjeç, të cilët deklarojnë se kanë hyrë në marrëdhënie seksuale. Janë rreth 7% e atyre që janë të implikuar në marrëdhënie seksuale, të cilët deklarojnë, se i kanë kryer marrëdhëniet seksuale të pambrojtura”.

Ajo që përcakton përfshirjen e kësaj grup moshe në marrëdhënie intime nuk është aspak ndenja e dashurisë, por thjesht ideja për tu përshtatur me grupin, apo për të qenë më trendi, më në modë.

Engjëll Mihali: “Në shumicën e tyre këto kontakte në moshat e hershme nuk janë pjesë e një dashurie të pastër lindur midis dy të rinjve, por janë thjeshtë seks për seks, apo kontakte seksuale për kontakte seksuale. Të mendosh për një adoleshent të moshës 11, 12, apo 13 vjeç të hyjë në një marrëdhënie seksuale përgjithësisht mendja të shkon që kjo zgjedhje nuk është thjesht e përgjegjshme. Janë pre e një presoni për t’i ngjarë grupit, për tu bërë pjesë e grupit dhe gocat shpesh bëhen pre e këtij presioni”.

Seksi dhe problemet e tij zënë pjesën  më të madhe të diskutimeve në këtë grup moshë dhe studiuesit e shohin me shqetësim këtë fakt.

Engjëll Mihali: “Një pjesë e mirë e kohës së lirë, e bisedave ndërmjet adoleshentëve të kësaj moshe është kjo e kontakteve seksuale, e marrëdhënieve seksuale në përgjithësi”.

Por edhe pse biseda për këtë fenomen është pothuajse e përditshme mes tyre, informacioni mbi rrezikshmërinë e një marrëdhënie të pa mbrojtur është mjaft i vogël. Specialistët flasin mbi rrezikun që u kanoset atyre në këtë rast.

Engjëll Mihali: “Marrëdhëniet e pambrojtura seksuale janë shkak për infeksione nga më të ndryshmet, që janë infeksione seksualisht të transmetueshme, apo edhe infeksioni vdekjeprurës, që është ai i HIV/AIDS”.

Një pjesë e mirë e të rriturve çuditen me këtë fenomen në rritje të fëmijëve të tyre, por specialistët pohojnë se ndërsa fenomeni nuk mund të ndalet, ajo çka duhet bërë është informimi i këtij targeti të seksit të sigurt, ndërsa në vendin tonë janë vetëm 14% e kësaj grup moshe që kanë kryer marrëdhënie seksuale, në Evropë kemi një incidencë që luhatet nga 12% në Sllovaki në 61% në Groenlandë. /tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami